Lansinet Sidibe vjet për herë të parë u aktivizua në Kategorinë Superiore. Besëlidhja e huazoi mesfushorin te Flamurtari dhe në Vlorë ai ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm, teksa luajti në të gjitha ndeshjet si titullar, me përjashtim të momenteve kur ishte i pezulluar me kartonë.
Kuqezinjtë kishin mundësinë ta blinin kartonin e mesfushorit, por administratori Sinan Idrizi nuk pagoi. Kështu futbollisti nga Guinea i duhet të respektojë kontratën që ka me Besëlidhjen. Por për shërbimet e tij janë disa klubet e interesuara.
Partizani, Kukësi dhe Teuta janë lakuar më së shumti, por deri më tani asnjë nuk ka arritur ta bindë Besëlidhjen. Tashmë Sidibe ka zbarkuar në Lezhë dhe mund të qëndrojë aty këtë sezon. Gjithsesi asgjë nuk është përfundimtare, pasi merkatoje është ende e hapur.