Superiorja marshon, gjashtë të veçantat e javës!

Superiorja po “merr xhirot” e saj dhe ditën e djeshme u mbyll java e pestë. Rezultate surprizë, paraqitje të mira dhe jo të mira të skuadrave, por tanimë nuk kthehet asgjë pas. Edhe këtë javë Skënderbeu mbetet në krye të renditjes, kurse Luftëtari i fundit.

TË PAMPOSHTURIT – Kjo javë konfirmoi edhe njëherë se Skënderbeu dhe Laçi janë të vështirë për t’u mposhtur. Korçarët u gjendën shpejt në disavantazh, teksa Hasani realizoi për Tiranën. Gjithsesi në fund ishte Oto Xhon ai që shpëtoi skuadrën e Orges Shehit.

Edhe Laçi po humbiste me Kastriotin. Braziliani Roxher ishte ai që gjeti rrugën e rrjetës për krutanët, kurse kurbinasit shënuan në limitet e ndeshjes me Abdurrahman Fangajn. Mbrojtësi i djathtë shmangu humbjen e kurbinasve, që në pesë javë regjistrojnë 4 barazime e një fitore.

PIKËT SHTËPIAKE – Luftëtari deri më tani nuk kishte grumbulluar asnjë pikë. Gjirokastritët, me emërimin e Gentian Mezanit, kanë ndryshuar menjëherë. Mundën Teutën me rezultatin 3-1 dhe tashmë ka optimizëm. Edhe Kastrioti një ditë më parë mori pikën e parë në shtëpi, teksa barazoi 1-1 me Laçin.

RITMI I KUKËSIT – Skuadra e drejtuar nga Armando Cungu mundi Kamzën në Shkodër dhe regjistroi fitoren e tretë radhazi në kampionat. Deri më tani asnjë skuadër se ka bërë. Skënderbeu ka fituar vetëm dy të para, pasi në javën e tretë u ndal nga Laçi. Kukësi ka mposhtur para Kamzës Tiranën dhe Teutën.

STABILITETI I PARTIZANIT – “Demat” kanë humbur vetëm një ndeshje në pesë javët e para, edhe atë vetëm në fund me penallti. U ndodhi në Korçë me Skënderbeun, ndërkohë që më pas erdhën fitoret radhazi me Kamzën e Kastriotin. Barazim 0-0 në Laç dhe së fundmi fitore 2-0 me Flamurtarin. Katër ndeshje, asnjë gol i pësuar nga skuadra e Skënder Gegës.

MOVIOLA – Në Korçë pati disa gabime, teksa u kursye karton i kuq për Marko Radas. Gjithashtu shumë i dyshimtë edhe rasti i Eni Imami, që u ndëshkua me karton të verdhë për simulim. Një rast i diskutueshëm për penallti në favor të Tiranës që kryesonte 0-1 në ato momente.

TRANSFERTAT “TABU” – Këtë javë asnjë ekip nuk ka mundur të fitojë dot jashtë fushe. Tirana ishte më pranë, por nuk ia doli. Laçi barazoi në Fushë-Krujë me Kastriotin, ndërkohë që Partizani, Luftëtari dhe Kukësi u treguan “zot shtëpie” dhe nuk falën në ndeshjet brenda.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 5

E premte, më 21 shtator
Partizani-Flamurtari 2-0

E shtunë, më 22 shtator
Luftëtari- Teuta 3-1
Skënderbeu-Tirana 1-1

E diel, më 23 shtator
Kastrioti- Laçi 1-1
Kukësi- Kamza 1-0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online