VIDEO | Aksioni “i çmendur”, mënyra më e pamundur si evitohet goli

Arabia Saudite vazhdon të investojë shifra të rëndësishme për të rritur nivelin e futbollit. Edhe pse nuk bëhet fjalë për një ligë prestigjoze, financat janë të forta dhe kjo ka bërë që aty të transferohen emra të rëndësishëm.

Te Al Raedi u emërua trajner ish-kapiteni kuqezi Besnik Hasi, me klubin që bëri një investim të rëndësishëm për të afruar edhe yllin shqiptar të Maqedonisë, Ferhan Hasani. Gjithashtu në Arabi punon edhe ish-arbitri i famshëm anglez, Mark Klatenburg, i cili vendosi të largohej nga ishulli për të punuar në Ligën Profesioniste Saudite.

Por, paratë nuk janë gjithçka dhe këtë e treguan momentet komike në ndeshjen e Al-Faisalit përballë Ohod. Skena sureale, të 15 sekondave jashtë çdo logjike. Al-Faisali, skuadra më e mirë saudite fitoi 2-0, por rezultati mund të ishte më i thellë, nëse nuk do të vinte ndërhyrja e njërit prej lojtarëve të kësaj skuadre, që evitoi një gol të sigurt në portën kundërshtare.

Mbrojtësi kroat, Ante Puljiç u dëmtua gjatë një sulmi, ndërsa shoku i tij i ekipit, Fahad Al Ansari goditi portën. Topi kaloi mbrojtësit kundërshtarë dhe portierin dhe po shkonte drejt rrjetës. Në atë moment ndodhi e pabesueshmja, me sferën që u ndalua pikërisht mbi vijën e portës nga Puljiç, që vazhdonte të qëndronte i shtrirë në fushë. Ky mund të jetë goli i evituar në mënyrën më të pabesueshme në historinë e futbollit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online