Superiorja drejt fundit, FSHF zbardh planin e finaleve

Java e 34 në kampionatin shqiptar të futbollit e ka një finale, atë mes Tiranës dhe Kastriotit në “Selman Stermasi”. Një sfidë që me shumë gjasa vendos dhe fatet e sezonit për të dyja skuadrat, që po luftojnë javë pas jave për të shmangur rënien nga Kategoria.

Takime tjera interesante, janë padiskutim dy sfidat Teuta-Partizani dhe Kukësi-Skënderbeut. “Demat” me titullin në xhep, kanë premtuar një kampionat të drejtë dhe seriozitet maksimal, ndërsa “Djemtë e Detit” do të synojnë vetëm fitoren për të arritur në Kupat e Europës.

Në Vlorë, luhet një tjetër takim Europe, pasi Flamurtari pret ekipin e Laçit. Një duel shumë i fortë dhe shumë delikat për të dyja skuadrat. Flamurtari vjen pas një humbjeje në Krujë kundër Kastriotit, ndërsa Laçi vjen me bateritë e karikuara dhe me një 3-0 në tavolinë përballë Kamzës.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 34
E shtunë, më 18 MAJ, ora 16:30

Teuta-Partizani
Kukësi-Skënderbeu
Flamurtari-Laçi
Tirana-Kastrioti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online