Sulmuesi nigerian Namdi Oduamadi ishte përforcimi i fundit i Tiranës gjatë merkatos se verës. Ish-lojtari i Milanit ishte i pafat, pasi pësoi një frakturë të klavikulës në ndeshjen e zhvilluar ndaj Laçit më datë 7 tetor.
Pak ditë pas dëmtimit, Oduamadi u nis drejt Milanos, ku kreu ndërhyrhen kirugjikale në shpatull. Ditën e sotme, 28-vjeçari njoftoi largimin nga ambientet e spitalit me anë të një postimi në rrejtin social Instagram. Por, te Tirana duhet të tregohen të durueshëm.
Periudha e riaftësimit pritet të zgjasë deri në muajin mars. Vetëm atëherë nigeriani do të jetë i gatshëm për trajnerin Mema.
https://www.instagram.com/p/BrNecUmA58x/?utm_source=ig_web_copy_link