Nga Afrika në Brazil, Tërbuni një “kantier”

Markos, një brazilian do të nisë provën. Kërnaja konfirmon edhe Krepin në krye të skuadrës

Skuadra e Tërbunit po afron lojtarë të huaj për të qenë solide dhe pretendente për t’u ngjitur në Superiore sezonin e ardhshëm. Drejtuesit e skuadrës pukjane, aktualisht janë duke studiuar shumë lojtarë nga Afrika apo dhe Brazili, Maqedonia, Serbia e Mali i Zi. Kohët e fundit është shfaqur një futbollist brazilian, i cili luan si sulmues. Sipas drejtorit teknik Olti Kërnaja, bëhet fjalë për një lojtar sulmues të mirëfilltë, i cili më parë ka luajtur në ligat e ulëta braziliane, ndërsa sezonin e fundit për disa muaj në Maqedoni, te Makedonija Gjorçe Petrovski. Aty Lukao, si quhet shkurt, luajti 11 ndeshje dhe dha një asist për gol.

KËRNAJA – “Jemi shumë afër akordit me sulmuesin Lukas Markos, i cili ka luajtur në Maqedoni dhe do ta në bëj shumë punë sezonin e ardhshëm. Por, më parë ai do të provohet, ashtu si dhe çdo lojtar tjetër i huaj me të cilin ne do të negociojmë gjatë kësaj periudhe, apo dhe do të vetëofrohet në Pukë. Sezonin e shkuar, në Maqedoni ku edhe është aktivizuar Lukas Markos, ka luajtur mirë dhe unë kam besim se në vijën e parë, ku kemi vuajtur shumë sezonin e shkuar do të na bëjë shumë punë një lojtar i tillë”.

KREPI – Lidhur me çështjen e trajnerit, Kërnaja, ka theksuar se: “Trajneri Krepi, me shumë gjasa do të jetë në Pukë edhe sezonin e ardhshëm, ndonëse ditët e fundit emri i tij është lakuar në ekipe të Superiores dhe Kategorisë s Parë. Unë kam besim se ai do të vazhdojë që të punojë në Pukë, nisur nga premtimet që ka marrë nga bashkia apo dhe donatorët se skuadrës, por edhe Krepit vetë, në sezonin e ardhshëm nuk do t’i mungojë asgjë”, ka shtuar drejtori teknik i pukjanëve, Kërnaja duke mbyllur fjalën e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online