Bajerni i Mynihut triumfoi 3-0 në Frankfurt të shtunën dhe dy gola i shënoi Frenk Riberi, i cili është në formë spektakolare dhe ka shënuar 4 gola në 3 ndeshjet e fundit.
Pas ndeshjes trajneri Niko Kovaç i bëri komplimente, por kjo nuk ndryshon asgjë në lidhje me planet e klubit. Kontratë të re nuk ka, të paktën për momentin.
Ndërkaq, interesimi për francezin është i madh, të paktën nga klube që nuk u përkasin kampionateve të elitës në Europë.
? Aux Champs-Elysées, aux Champs-Elysées ?
Mehr ? von @FranckRibery & #SGEFCB gibt’s auf https://t.co/ARPJxWe8Iy. ?#FCBayern #MiaSanMia pic.twitter.com/jhZkjUwmPv
— FC Bayern München (@FCBayern) December 23, 2018
E përditshmja turke “Fanatik” raporton se Gallatasaraj po interesohet për mesfushorin dhe në ditët e ardhshme është caktuar edhe një takim, ku Riberisë do t’i ofrohet kontratë 1.5-vjeçare, duke nisur nga janari.
Megjithatë, Riberi kërkon ta çojë deri në fund sezonin e tij të 12-të në Mynih dhe më pas dëshiron të jetojë me familjen në qytetin ku ka fituar gjithçka.
Gjithsesi, Riberi ka luajtur për një vit e gjysmë te Gallatasaraj në vitin 2005, ku fitoi edhe kupën, ndaj njeh ambientin dhe e di sa shumë e adhurojnë tifozët. Përveç kësaj, Turqia nuk është shumë larg, ndryshe nga Kina, ku në fakt ka super oferta. Për momentin Riberi ka konfirmuar se në verë nuk ka ndërmend ta lërë futbollin, kaq mjafton që Gallata të shpresojë…