Prej disa ditësh Usman Dembele është kthyer në një çështje te Barcelona. Sulmuesi anësor nuk po arrin vazhdon të ketë shumë luhatje në paraqitjet e tij dhe sikur të mos mjaftonte kjo, së fundmi kanë filluar edhe disa probleme disiplinore si vonesat e përsëritura në stërvitje dhe në grumbullimet e ndeshjeve në “Camp Nou”.
I fundit që ka dhënë një koment në lidhje me këtë situatë të Dembelesë, ka qenë kolegu i tij Luis Suarez. Në daljen për shtyp të takimit miqësor midis Uruguait dhe Francës, “bomberi” i katalanasve dha disa këshilla për kundërshtarin e tij të nesërme.
“Mendoj se të qenit një futbollit është një privilegj. Mendoj se ai (Dembele) duhet të fokusohet më shumë te futbolli dhe të marrë shembull nga profesionsitët e rrallë që janë të shumtë në klubin e Barcelonës”, tha Suarez.