Studimi: Lojtarët pa këmbë të dobët, në krye një italian

0

Nuk janë të pakët futbollistët që janë të aftë të përdorin të dy këmbët në mënyrë perfekte. Të mos pasurit një këmbë të dobët është një avantazh tejet i madh për këdo lojtar, pasi i bën ata një makth për mbrojtjen e kundërshtarëve.

Një studim i sajtit të njohur “transfermarkt.com”, ka analizuar të gjithë lojtarët e ligave elitare nëpër Europë dhe ka nxjerrë se kush janë futbollistët që përdorin më së shumti këmbën e tyre të dobët  për sa i përket goditjeve.

Në listën 18 lojtarëve që përdorin më së shumti këmbën e dobët për gjuajte nuk bën pjesë asnjë mëngjarash. Në krye është Simone Verdi i Napolit, i cili në 61% të rasteve godet me të majtën edhe pse e djathta është këmba e tij e preferuar. Italiani ndiqet nga Lalana i Liverpulit me 57% dhe Ivan Perisic i Interit me 51%. Në listë nuk kishte si të mungonte deh Santi Kazorla dhe Usman Dembele, dy lojtarë këta që njihen për aftësitë e tyre me dy këmbët.

Kryesuesi i listës, Simone Verdi, është ndoshta lojtari i vetëm në planet që ka shënuar dy goditje dënimi gjatë në një ndeshje me dy këmbë të ndryshme. 26-vjeçari shtangu të gjithë gjatë sezonit të kaluar kur i shënoi një dopietë Krotones.

 

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online