Strotman i zhgënjyer: Nuk doja të ikja, më shitën!

Kevin Strotman nuk e ka pritur aspak mirë largimin nga Roma. Mesfushori holandez donte të qëndronte, por klubi ka menduar ndryshe. Verdhekuqtë ndoshta justifikohen me faktin se lojtari nuk ishte i lumtur, por ai nuk mendon njëjtë.

“Më thoshin që jam gjithmonë i zemëruar, por nuk është kështu, është thjesht mimika ime”, thotë Strotman, i cili është i prerë kur thotë se nuk iku ai, por e shitën. Tani nis një eksperiencë e re për të në Francë me Marsejën.

“Nëse ata nuk më heqin, unë qëndroj”, është shprehur mesfushori. Gjithsesi menaxherët e tij ia thanë që po studiojnë oferta. Afrimi i Nzonzi pakësonte hapësirat për Strotman, ndaj ai e kishte të qartë: “Nëse nuk jam i rëndësishëm, unë iku”.

Kështu ndodhi, por holandezi, që mban edhe shiritin e kapitenit në kombëtaren e tij, ikën me zhgënjim. Kishte nisur sezonin e gjashtë me Romën dhe në tre prej tyre kishte bërë mirë. Dëmtimet e kanë penalizuar, pasi ka munguar për kohë të gjata.

Në largimin e tij ndikoi edhe aspekti financiar: 25 milionë euro për Romën, ndërkohë që me bonuse kjo shumë mund të shkojë deri në 30 milionë. Tanimë 28-vjeçari do tentojë t’i bëjë verdhekuqtë të pendohen se e shitën. Rudi Garcia e di mirë çfarë ka marrë në ekipin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online