Superiorja pas javës së dytë, si paraqitet gjendja

Dje u mbyll gjithçka me ndeshjen Flamurtari-Kukësi. Pas pesë vitesh vlonjatët fituan një ndeshje në kampionat. Albi Alla ishte autori i golit të vetëm të takimit, ndërkohë që tanimë skuadra e Ilir Dajës ka shkuar në kuotën e katër pikëve, duke u renditur në vendin e tretë, pas Laçit që qëndron një pozicion më lart për shkak se ka shënuar më shumë gola.

Flamurtari nuk ka pësuar asnjë gol dhe ka shënuar një, kurse bardhezinjtë e Mërgjyshit kanë realizuar tre herë dhe kanë pësuar një më pak. Këtë javë ata mposhtën Luftëtarin me përmbysje. Shkurtajt iu përgjigjën Shtubina dhe Gjoni, ky i fundit në shtesë. Nisje mjaft e mirë për Laçin. Gjirokastritët janë skuadra e vetme pa pikë.

Skënderbeu kryeson renditjen. Korçarët, pas fitores me Partizanin, triumfuan edhe me Kastriotin në transfertë. Demte dhe Bregu dy herë i dhanë pikët e plota korçarëve. Krutanët renditen të gjashtët, falë tre pikëve të marra javën e parë me Luftëtarin.

Tirana e Kukësi kanë befasuar, teksa deri më tani kanë marrë nga një pikë. Verilindorët u mposhtën këtë javë, kurse bardheblutë u ndalën në barazim pa gola me Teutën. Ende asnjë gol i shënuar nga Tirana. Edhe Teuta akoma nuk ka realizuar, por as ka pësuar, ndaj ka edhe dy pikë në klasifikim.

Me nga tre pikë, Partizani dhe Kamza renditen në vendin e katërt dhe të pestë> U përballën mes tyre këtë javë dhe mjaftoi “perla” e Telushit për ta zgjidhur këtë takim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online