“Strategjia të jep trofe”, Murinjo analizon finalen e 2004-ës

Zhoze Murinjo është një nga trajnerët më të suksesshëm në botë dhe triumfi i tij me Porton në vitin 2004, mbahet mend nga të gjithë. Edhe pse ishin dukshëm inferiorë në atë edicion të Champions League, strategu portugez ia doli që t’i jepte trofeun “Dragonjve”, duke siguruar më pas një kalim në Premier League te Çelsi. Për “Coaching Voice”, Murinjo u kthye pas në kohë, duke analizuar atë finale:

“Ka shumë vite që e them: Futbolli nuk është investim me shumë të çmendura, të shpenzosh miliona euro që të fitosh trofe. Investimi më i madh është të mbash lojtarët që ke në skuadër dhe të krijosh një grup të fortë. Atë bëra dhe unë me Porton në sezonin 2003-04. Manish, Paulo Ferrera, Deko e shumë të tjerë ishin shumë pranë largimit, por ju premtova trofe dhe ia dolëm.

E mbaj mend shumë mirë atë finale (Champions League, 2004). Ishte një nga arritjet e mia më të mëdha në karrierë. Nuk kishim buxhetin e shumë skuadrave që ishin në atë kompeticion, por kishim një qytet të tërë me vete dhe një dëshirë të madhe për të qenë të suksesshëm. Ishte e vështirë për të kaluar nga Europa League në Champions League, skuadra duhet të rritej shumë. Por ne ia dolëm, skuadra që kisha ishte gati për të luajtur në Champions.

Bëmë ndeshje të mëdha kundër Real Madridit në grupe, pastaj kundër Mançester Junajtid. Mposhtëm Lacion dhe Selltikun, duke e ditur që nuk jemi skuadra më e fortë, por që duhet të luftonim shumë. Shumë njerëz mendojnë se talenti të fiton ndeshje, por strategjia është kryesore.

Një natë para finales, isha në hotel në Mançester, agjenti më telefonoi dhe më tha që duhet të flisja me drejtuesit e një skuadre të madhe angleze. Jo Çelsi, një skuadër tjetër. Në atë kohë, Premier League kishte vetëm dy trajnerë të huaj, Benitez dhe Venger.

Edhe pse e kisha vendin e punës gati, objektivi im kryesor dhe i vetëm ishte triumfi në finale. Skuadra ia doli, morëm fitoren më të madhe në historinë e klubit. Krenar për arritjet e mia me Porton, ndoshta një ditë kur të mos jem më pjesë e futbollit, do t’i tregoj të gjitha”, përfundoi Murinjo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online