Strakosha tregon emocionet e kualifikimit, Tare ndalet te afrimi i Romulos

0

Thomas Strakosha ishte heroi i Lacios në kualifikimin përballë Interit. Ndeshja u mbyll në barazim 1-1, por portieri shqiptar u tregua dy herë i saktë përballë Martinez dhe Naingolanit në serinë e penalltive duke ndihmuar Lacion të kualifikohej në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë.

23-vjeçari është i lumtur për kualifikimin dhe mezi po pret duelet me Milanin në gjysmëfinale. Strakosha ka besim se kjo Lacio do të arrijë të kualifikohet në Champions, ndërsa jep një koment dhe për Romulon, blerjen e fundit të bardhekaltërve.

KUALIFIKIMI – “E dëshironim shumë këtë kualifikim dhe jemi të gjithë shumë të kënaqur. Gjysmëfinalja në një “Olimpico” të mbushur plot do të jetë diçka shumë e bukur. E merituam kualifikim dhe në penalltinë e fundit u gëzova që më në fund gjithçka mbaroi.”

CHAMPIONS – “Ne besojmë se mund të renditemi në një nga katër vendet e para në kampionat. Ekipi është në formë shumë të mirë, por mund të përmirësohemi akoma. Kemi vuajtur në fillim për shkak të përqendrimit, por tani e kemi marrë veten dhe duhet të vazhdojmë kështu.”

ROMULO – “Ai do të na ndihmojë në mbrojtje. E rëndësishme është që ai të japë maksimumin dhe ne do ta ndihmojmë që të integrohet sa më shpejt në ekipin tonë.”

Për sigurimin e shërbimeve të 31-vjeçarit italo-brazilian ka folur dhe Igli Tare. Drejtori sportiv i Lacios shpjegon këtë lëvizje dhe ka shumë besim se mesfushori, i cili bën mirë dhe rolin e mbrojtësit dhe mesfushorit të djathtë, do përshtatet shpejt dhe do t’i japë një dorë ekipit në përmbushjen e objektivave.

Kemi siguruar shërbimet e Romulos. Kjo goditje nuk pritej, por në dhjetë ditët e fundit kemi patur dëmtime të Patriç dhe Marusiç, të cilët nuk na kanë dhënë sigurinë për të vazhduar me qetësi pjesën e mbetur të sezonit. Kjo është arsyeja pse vendosëm të përfshijmë në ekip një lojtar, i cili mund të na japë një ndihmë të madhe. Mendoj se kam bërë një zgjedhje të drejtë, Romulo e njeh kampionatin dhe do të përshtatet lehtësisht me Lacion”, përfundon Igli Tare.

 

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.