Lacio ka marrë fitoren e katër radhazi në Serie A, pasi mundi në transfertë Udinezen me rezultatin 2-1. Golat për skuadrën e Inzagit i shënuan Açerbi dhe blerja e merkatos së verës Hoakin Korrea, ndërsa për vizitorët rrugën e rrjetës e gjeti mbrojtësi holandez Nujtnik.
Thomas Strakosha kreu një ndeshje mjaft të mirë. Portieri i kombëtares sonë regjistroi pesë pritje, një prej të cilave një pritje mjaft e bukur në minutën e 94-të të takimit. Ndërkohë, për këtë sfidë ishte i grumbulluar dhe mesfushori i përfaqësueses kosovare, Valon Berisha. 25-vjeçari sapo është riaftësuar nga një dëmtim dhe pritet që brenda pak javëve të debutojë me fanellën e skuadrës italiane. Një shqiptar tjetër i këtij takimi ishte dhe mbrojtësi Riza Durmishi, i cili zëvendësoi kapitenin Senat Luliç në minutë e 56-të
STRAKOSHA in the 94th minute. What a save!!! #UdineseLazio pic.twitter.com/Tfz6Ys7HQI
— Lazio World (@lazioworld) September 26, 2018