VIDEO/ Barcelona në krizë të plotë, Leganes e fundos për 68 sekonda

Barcelona në krizë, vetëm pas gjashtëve të para të luajtura në La Liga-n spanjolle. Pas barazimit të papritur në shtëpi me Zhironën, katalanët u mposhtën me rezultatin 2-1 në fushën e Leganes. Një ndeshje e çmendur ajo e luajtur në periferi të Madridit.

Filip Kutinjo kaloi “blaugranat” në avantazh, pas vetëm 12 minutave lojë. Një goditje e saktë, me brazilianin që ngjitet në kuotën e nëntë rrjetave të realizuara nga distanca, aq sa edhe Lionel Mesi, me të cilin ndajnë kryesimin për numrin e golave nga jashtë zone, në pesë ligat më të mëdha europiane.

Me Barcelonën që dukej në kontroll, në pjesën e dytë të ndeshjes ndodhi edhe e papritura, që i prishi edhe Lionel Mesit festën për ndeshjen e 700-të. Leganes përmbysi gjithçka në harkun e 68 sekondave lojë. Momente të çmendura, me vendasit që në të 52-ën barazuan rezultatin me El Zhar, ndërsa në minutën e 53-të Oskar kaloi Leganes në avantazh 2-1.

 

Ato sekonda çmendurie bën që Barcelona të humbiste për herë të parë pas 14 ndeshjeve në kampionat, në fushën e skuadrave madrilene (11 fitore dhe 2 barazime). Disfata e fundit ishte ajo e pësuar në “Santiago Bernabeu” përballë Realit të Madridit në tetor të vitit 2014.

Në anën tjetër, për Leganesin kjo ishte një fitore historike, me skuadrën nga periferia e kryeqytetit që regjistron fitoren e parë përballë një emri kaq të madh të futbollit spanjoll në kampionat. Ndërkohë, ata bëhen një nga dy ekipet (përkrah espanjol) që kanë fituar ndaj Barcelonës dhe Realit në të gjitha kompeticionet në vitin 2018.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online