Stoli që djeg, Bonuçi: Nuk e prisja!

Leonardo Bonuçi ishte një ndër personazhet kryesore të Milan-Juventus, sepse pas 7 sezonesh te Juve, kaloi te Milani dhe u pendua brenda një sezoni, duke kërkuar kthimin në Torino, dëshirë që Milani ia plotësoi.

Megjithatë, ndërsa të gjithë e prisnin me kuriozitet përballjen me të shkuarën e afërt, Bonuçi u la në stol nga trajneri Maks Alegri.

Para ndeshjes Bonuçi për Sky Sport nuk e fshehu zhgënjimin dhe krijon sërish një çështje te Juve: “Jam befasuar nga lënia jashtë, kush më njeh e di mirë që do të tërhiqesha kurrë në një ndeshje të tillë, përkundrazi, në situata të tilla jam më të mirën time. Megjithatë, është zgjedhje e trajnerit, sepse kam luajtur 9 ndeshje rresht dhe do bëja edhe të tjera.

“Gjithsesi, kemi skuadër shumë të fortë, që ka lojtarë të gatshëm për të luajtur në çdo moment. Dje Alegri më tha që duhet të qëndroj në stol sepse mungova edhe vjet ndeshjen e parë si ‘ish’. Do më pëlqente të luaja, por grupi është i pari në raste të tilla”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *