Stojku: Presidenti i tha fjalët e veta sot, unë e mbyll këtu me Kamzën

Trajneri Gentian Stojku qëndroi vetëm dy javë në krye të Kamzës. I ardhur si pasues i Gjokës, Stojku pësoi humbje në debutim përballë Kukësit 3-2, ndërsa kundër Laçit mori një pikë pas barazimit 1-1. Skandali i ndodhur pas ndeshjes kundër Laçit dënoi shumë rëndë Kamzën dhe Stojku ka vendosur të largohet. Për “RTSH Sport”, Stojku pranoi largimin, si dhe uroi të gjithë lojtarët më të mirën për karrierat e tyre:

“Sot është bërë një takim vetëm që lojtarët të mos rrinin pa stërvitje. Presidenti i tha fjalët e veta. Asnjë njeri i futbollit nuk e do diçka të tillë. Unë thjesht kam ardhur që të përshëndetem me lojtarët, pasi është e pamundur të vazhdosh punë në këto kushte. Urova të gjithë lojtarët dhe nuk më mbetet gjë tjetër veçse të largohem. Ka qenë një kënaqësi koha që unë punova këtu, pasi djemtë bënë punë të shkëlqyer dhe më mbushën me shpresë se mund të arrinim diku”,- u shpreh Stojku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online