Ranieri: Nuk mund ta refuzoja rikthimin në shtëpi!

Roma zyrtarizoi ditën e sotme në krye të stolit, Klaudio Ranierin, për të cilin, është një rikthim ardhja në kryeqytet. Kujtojmë, tekniku e ka drejtuar Romën në vitin 2009 deri në vitin 2011. Pas zyrtarizimit, Ranieri foli shkurtimisht për mediat, duke thënë se nuk mund ta refuzonte rikthimin në shtëpi.

“Jam i lumtur që rikthehem në shtëpi. Kur Roma të thërret, është e pamundur të thuash jo”, foli shkurtimisht Ranieri.

Ndërkohë, përveçse trajnerit, foli edhe legjenda verdhekuqe, Françesko Toti, sipas të cilit, tashmë Roma është në duar të sigurta.

“Klaudio është nga qyteti i Romës, është një tifoz i ekipit tonë mbi të gjitha. Gjithashtu, është një ndër trajnerët më me eksperiencë në Botë. Kishim nevojë për disa duar të sigurta, të cilat të na udhëheqin drejt objektivit tonë, i cili është zona Champions.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online