Stojku e merr shtruar: Tomori? Ndeshje normale

Apolonia ishte pushim këtë javë dhe skuadra fierake ka punuar normalisht dhe tanimë po bëhet gati për ndeshjen e radhës me Tomorin në transfertë. Bardhejeshilët do të rikthehen në Berat, aty ku herën e fundit patën probleme dhe fituan në tavolinë.

Këtë herë në pankinën e skuadrës fierake do të jetë elbasanasi Gentian Stojku, i cili në sezonin e kaluar ka qenë në drejtim të skuadrës së Tomorit. Për SportEkspres.com, ish-sulmuesi deklaron se nuk është hera e parë që në karrierën e tij si trajner përballet me ekipet që ka drejtuar.

“Është diçka normale për një profesionist që të rikthehet në ekipet ku ka drejtuar gjatë karrierës. Për mua nuk është hera e para që rikthehem të ndeshem me një ekip ku kam drejtuar dhe rikthimi im në Berat, këtë herë në pankinën e Apolonisë, kështu është”, u shpreh Stojku, i cili më pas foli për përballjen ne fushë me beratasit.

“Është një ndeshje normale për Apoloninë, edhe pse Tomori ka një situatë jo të mirë në renditje. Skuadra është e plotë me titullarët e saj, ndërsa kemi menduar që të aktivizojmë edhe lojtarë që kanë patur pak mundësi në ndeshjet e kaluara”, përfundoi trajneri i Apolonisë, Gentian Stojku.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *