Paraditen e sotme Gentjan Stojku e ka mbyllur zyrtarisht marrëdhënien me Apoloninë. Pasi e drejtoi atë në 8 ndeshje në Kategorinë e Parë, elbasanasi e shikon të mbyllur këtë aventurë të shkurtër në Fier, për të cilën ai deklaron për Sportekspres.com se ikën me konsideratat më të mira, ku njëherësh jep edhe arsyen, se projekti i tij për sezonin e ri nuk gjeti hapësirë te drejtuesit e klubit fierak.
“E mbylla me Apoloninë, ishte një eksperiencë e bukur me këtë skuadër, ku pa frikë e them se në të ardhmen do të jetë pjesë e elitës. Ka një drejtim shumë profesional dhe punohet shumë me moshat, të cilat janë garanci për një vazhdimësi të mirë”.
“Kur drejtoja Apoloninë më kanë kontaktuar dy skuadra, njera në Superiore dhe tjetra në Kategorinë e Parë. Atëhere nuk mendova se do të largohesha kaq shpejt nga Apolonia, ndërsa sot them se rruga e tyre është e hapur për ofertën. Për mua rëndësi ka projekti që do më afrohet, sepse rruga profesionale kështu e kërkon”.
AGRON KAJA