Para 20 vitesh, Mançester Junajtid bëri mrekullinë e madhe në finalen e Champions League në “Camp Nou”, duke mposhtur Bajernin 2-1 me dy gola në minutat e fundit. Asistenti i Aleks Ferguson, Stiv Meklaren, ka kujtuar me nostalgji atë finale të madhe, duke rrëfyer dhe bisedat që shkëmbeu me trajnerin legjendar në pankinë:
“E mbaj mend shumë mirë momentin kur barazuam. I thashë Fergusonit: Bos, duhet të mendojmë për kohën shtesë. Pa u menduar dy herë, më tha: “Ulu në stol Stiv! Nuk ka mbaruar ende!” E dinte që do të shënonim sërish, kishte një vizion të qartë në kokën e tij, gjithmonë…
Kujtimet e mia në “Camp Nou” janë shumë të forta, i mbaj mend shumë mirë. Pas familjes time, fitimi i tripletës në 1999 është gjëja më e bukur që ma ka ndodhur. Ajo natë ishte magjike dhe qëndron në mendjen time si një pikturë e bukur dhe e paçmueshme”, përfundoi Meklaren.