Sterling nuk duron më: Racizmi fryhet nga gazetat, ja faktet!

Mançester Siti pësoi humbjen e parë në kampionat, duke u mposhtur përballë Çelsit në transfertë. Ndeshja përfundoi 2-0 për ekipin e Sarrit, ndërsa Rahem Sterling ishte pjesë e një episodi të shëmtuar. Sulmuesi i Sitit u ofendua me shprehje raciste nga një tifoz vendas gjatë një momenti të ndeshjes.

Klubi i Çelsit u shpreh se “do të marrë veprimin më të fortë të mundshëm aty ku është e nevojshme”, ndërsa policia ka folur se “është në dijeni të një video që po qarkullon në internet, në të cilën pretendohet se është kryer abuzim racist kundër një futbollisti.”

Sterling ka folur për episodin e ndodhur në një prononcim në faqen e tij zyrtare në rrjetet sociale. Lojtari, i cili festoi 24-vjetorin e lindjes gjatë ditës së djeshme, është një tip që nuk preferon të flasë, por kur e bën e shpreh me zë të lartë mendimin e tij.

Ai e kalon me një buzëqeshje ofendimin e pësuar nga tifozi i Çelsit, nuk ka shumë besim në përmirësimin e gjerave, ndërsa sulmon shtypin për ndasitë dhe provokimin e racizmit.

Reagimi i plotë i Rahem Sterling

“Mirëmëngjesi, dua t’u them që nuk jam një person, të cilit i preferon të flasë, por kur kam diçka për të thënë e shpreh mendimin tim. Në lidhje me fjalët që janë thënë për ndeshjen kundër Çelsit, siç mund ta shihni nga reagimi im, më mbetet thjeshtë të buzëqesh, pasi nuk pres që gjërat të rregullohen.

Ju jap një shembull: janë dy lojtarë të rinj, të cilët sapo kanë nisur karrierën e tyre, luajnë në të njëjtin ekip dhe të dy janë në rrugë të mbarë. Të dy i blejnë mamave të tyre nga një shtëpi të re, të cilat u kanë dhuruar shumë dashuri dhe përkushtim për t’i bërë këta që janë. Por,shikoni se si gazetat i pasqyrojnë mesazhet e tyre, atë të djaloshit me ngjyrë dhe të atij që është i bardhë. Mendoj se kjo është e papranueshme, të dy janë të pafajshëm, nuk kanë bërë asnjë gabim. Djaloshi me ngjyrë shihet me syrin e keq dhe kjo ndihmon në fryrjen e zjarrit të racizmit dhe sjelljet agresive. Të gjitha gazetat që nuk e kuptojnë se pse njerëzit e çdo moshe janë racistë në ditët e sotme, u them që të mendohen dy herë, të bëjnë publicitet të drejtë dhe t’u japin lojtarëve shanse të barabarta të gjithëve.”

https://www.instagram.com/p/BrKYvF3gH9e/?utm_source=ig_web_copy_link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online