Sterling fiton zemrat e të gjithëve, çfarë tatuazhi!

0

Rahem Sterling e nisi sezonin e ri në mënyrën më të mirë të mundshme, duke shënuar një gol fantastik në përballjen me Arsenalin. Mançester Siti i tij ja doli të fitonte me rezultatin, 2-0, dhe kampionët e Anglisë e nisën aty ku e lanë. Fitore dhe dominim i djemve të Guardiolës.

Së fundmi, sulmuesi 23-vjeçar ka barë një tatuazh tepër të veçantë dhe të bukur. Anglezi ka ngjyrosur pjesën e sipërme të këmbës së majtë, ku shihet ai dhe i biri, Tiago, i cili erdhi në jetë vitin e kaluar.

Sterling i ka dhënë një puthje të birit dhe sulmuesi ka vendosur ta përjetësojë foton me djalin e tij, duke e bërë tatuazh. Diçka e tillë u vu re dhe në ndeshjen me Arsenal, ku dallohet tatuazhi me Tiagon e vogël. Sulmuesi e ka postuar në rrjetet sociale ku shkruan: “Dyshja e Dashurisë dhe futbollit”.

 

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.