“Tmerri” i Tiranës, në stërvitje me Kamzën

Te Tirana u kujtohet ende ai gol i pësuar sezonin e shkuar në “Selman Stërmasi”. Bylisi, i cili drejtohej nga Stavri Nica, arriti të triumfonte pas golit “dehës” të Niko Zisit. Nga ai moment sulmuesi anësor u kthye në një nga objektivat e merkatos së bardhebluve, por pa paguar Bylisi nuk e lëshonte.

Sot Zisi është kthyer në Shqipëri dhe jo për t’u kthyer në Ballsh. Sulmuesi anësor, autor i 9 golave vjet në Kategorinë e Parë, do të luajë në elitë. Ende nuk ka ardhur zyrtarizimi, por Zisi është vënë menjëherë nën urdhrat e Bledar Devollit te Kamza.

Menaxheri Florin Biba dhe sulmuesi Niko Zisi

 

Nuk dihet se si është arritur marrëveshja me Bylisin, por për Kamzën është një lëvizje e mirë në merkato. Tashmë Zisi do të ketë mundësinë të tregojë vlerat në Superiore dhe e nis pikërisht ndaj Tiranës në “Selman Stërmasi”. Kujtimet aty i ka të bukura.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online