Statistikat konfirmojnë katastrofën, Murinjo ka “rrënuar” Junajtid

0

Mançester Junajtid pësoi një disfatë të hidhur ditën e sotme ndaj Liverpulit, me shifrat 3-1. Humbje, që e ka zhytur akoma më shumë ekipin e Murinjos, ku tashmë e shohin zonën Champions t’i largohet, plot 11 pikë. Përveç kësaj distance, “djajtë e kuq” kanë edhe shumë gjëra për t’u shqetësuar, mjafton të hedhim një sy te statistikat.

Në qoftë se kthehemi, një sezon më parë dhe bëjmë një paralelizëm me atë aktual, ndryshimi vihet re që është kolosal. Aktualisht, ekipi i Murinjos, ka pësuar 29 gola, pas 17 javësh të luajtura dhe mesatarja duket në kufijtë e katastrofës, për një ekip si Junajtid.

Sezonin e shkuar, ekipi nga “Old Traford”, në të gjithë sezonin pësoi 28 gola, pra një më pak nga çka pësuar tani brenda 17 javësh. Ndryshimi është i dukshëm dhe ndoshta Murinjo shihet si fajtori kryesor i situatës aktuale në një ndër klubet më historikë të Anglisë.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.