Statistikat e pabesueshme: Manxhukiç, Alkaser dhe Kavani, të pamëshirshëm në zonë!

Juventusi fitoi lehtësisht 2-0 me Spalin me golat e Kristiano Ronaldos dhe Mario Manxhukiç. Rrjeta e nëntë italiane për portugezin dhe e gjashta për kroatin. Ardhja e Kristiano Ronaldos ka rritur cilësinë dhe besimin në kampin e bardhezinjve, por jo vetëm kaq.

Ai shënon, pason dhe lehtëson punën e shokëve të skuadrës. Nga një gjë e tillë ka përfituar bomberi kroat, i cili i ka “harruar” aktivizimet në krah dhe tani po luan në rolin e tij natyral, në qendrën e sulmit të ekipit të Alegrit.

Nëse vjet shënoi 5 gola në 32 ndeshje, sivjet ndodhet në kuotën e 6 golave në 10 ndeshje. Përveç kësaj, Manxhukiç ka regjistruar një tjetër rekord të tij. Për të shënuar 6 golat, atij i është dashur të godasë portën vetëm… 8 herë (75%). Statistikë e “frikshme” dhe pothuajse e pabesueshme!

Por, ka dhe më mirë se kroati i Juventusit. Kalojmë në Bundesligë aty ku Pako Alkaser ka shënuar 9 gola, ndërsa Dortmundi i tij kryeson me katër pikë më shumë se Gladbahu. Spanjolli po kalon një formë fantastike dhe ai i ka shënuar 9 golat si verdhezi me 9 gjuajtje në portë (100%). Të gjitha gjuajtjet në kuadrat, të gjitha në rrjetë! Afër perfektes është dhe Edinson Kavani, i cili ka shënuar 9 gola me PSG me 11 goditje në portë (82%).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online