Këtë edicion ndeshjet e Kategorisë Superiore do të luhen në tre ditë të ndryshme, ku sfidat më të forta do të luhen të premteve ose të hënave. Në javën e pestë të Superiores, Partizani do të presë në “Selman Stërmasi” skuadrën e Flamurtarit.
Kryeqytetasit, pas humbjes me Skënderbeun në Korçë në javën e parë, kanë marrë 2 fitore minimale dhe një barazim pa gola në Laç, duke u renditur kështu në vendin e dytë, në kuotë të barabartë pikësh me Kukësin dhe Flamurtarin. Vlonjatët në anën tjetër pësuan humbjen e parë sezonale katër ditë më parë, pasi u mundën në shtëpi me rezultatin 2-0 nga skuadra e Skënderbeut.
Të dyja skuadrat do të kërkojnë sot që të tregojnë se mund të pretendojnë për kreun e klasifikimit, e pse jo për titullin kampion.
Sa i përket formacioneve që do të hedhin në fushë dy trajnerët, do të ketë ndryshime nga një javë më parë. Tek Partizani prapavija duket se është në rregull, diçka që e konfirmon dhe fakti se kanë pësuar një gol. Në sulm mund të shohim Bardhin si pikë referimi, me Hebajn që do të lërë vendin e tij për Hilën.
Në anën tjetër është Flamurtari që do të ketë mungesë të rëndësishme në prapavijë Albi Allën, i cili nuk e ka lënë ende pas krahëve dëmtimin. Po ashtu edhe Hyseni nuk do të jetë i gatshëm për këtë takim. Nga minuta e parë pritet që ta nisë Alvesh, por dhe Beqaj, me Mustën që përfunon në stol.
FORMACIONET E MUNDSHME
Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Belica, Atanda, Kalari, Asani, Hila, Trashi, Telushi, Mala, Bardhi. Trajner: Skënder Gega.
Flamurtari: Koliçi, Siljanovski, Sirgi, Pollozhani, Kotobelli, Deliaj, Torasa, Batha, Alvesh, Beqja, Bushiç. Trajner: Ilir Daja.
Gjyqtarë: Kreshnik Cjapi, Ridiger Cokaj, Dojando Myftari Orgest Grabova. Gjyqtarë linje: Emirion Sino, Olsid Ferataj .
Delegat: Lysien Nurishmi; Vëzhgues: Albano Janku