Starova: Rikthehemi sërish, Laçi ka kapacitetet

Sulejman Starova pasoi Besnik Prengën te Laçi dhe tekniku kryeqytetas debutoi me kurbinasit në një ndeshje kundër Flamurtarit, që e barazuan me rezultatin 0-0. Ai deklaron për SportEkspres.com se me vlonjatët skuadra bëri paraqitje shumë të mirë, por rezultati nuk iu përgjigj lojës.

Sipas Starovës, Superiorja është shumë e fortë dhe mes skuadrave ka një diferencë shumë të vogël. Gjithsesi ai beson se Laçi ka kualitete dhe do rikthehet në formën e tij më të mirë. “Në barazimin me Flamurtarin skuadra bëri paraqitje shumë të mirë, por rezultati nuk iu përgjigj lojës së saj. Kategoria Superiore është shumë e fortë në këtë sezon, ndaj deri në mbyllje të tij do punojmë me përkushtim bashkë me skuadrën për të realizuar objektivat e klubit, duke u renditur në zonën e Europës”, shprehet “Bobi”.

Ndërkohë, për gjendjen aktuale të skuadrës, Starova shton: “Në gjysmën e kampionatit Laçi është dalluar në fazën mbrojtëse, ndaj po punojmë të rikthehemi sërish në atë nivel që nga ndeshja e javës së ardhshme  me Tiranën. Natyrisht që objektiv primar mbetet Europa dhe Laçi i ka kapacitetet ta arrijë”.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online