Starova për rekord, paguhej më pak se ndihmësit

3

A mund të ndodhë që një trajner të paguhet më pak se ndihmësi apo më pak se përgatitësi atletik? Po, ndodh te Partizani!

E mori Partizanin në një moment krize, ashtu si edhe në të shkuarën, por Sulejman Starova e çoi deri në fund misionin sezonal, duke vazhduar edhe në kupat e Europës. Asnjëherë nuk diskutoi e nuk kërkoi ndonjë kontratë a pagë të madhe, pasi me Gaz Demin nuk e lidh thjesht marrëdhënia president-trajner. Megjithatë, Starova është për rekord, ndoshta të pashoq në gjithë botën: paguhej më pak se një pjesë e stafit të tij!

Në botë, duke parë edhe nivelet e shpenzimeve marramendëse për futbollistët, ka shpesh trajnerë të mëdhenj që futen në konflikt me drejtuesit e vet, ose vendosin kushte para se të firmosin për një klub: Paga duhet të jetë e tillë që asnjë futbollist të mos paguhet më shumë se trajneri. Një përjashtim tek-tuk, për ndonjë Ronaldo, Mesi a Ibrahimoviç, edhe bëhet, por jo për lojtarë dosido. Këtë parim e ka ndjekur gjithnjë Zhoze Murinjo, për shembull. Nuk ka pranuar kurrë të punojë në një skuadër ku gjysma e lojtarëve të paguhen më shumë se ai dhe ta shohin nga lart poshtë. Këtë problem nuk e kishte realisht Starova, marrëveshja e tij me Demin e bënte të plotfuqishëm te Partizani, aq sa mund të largohej e kthehej në stol kur të dëshironte, mund të vendoste edhe nëse trajneri i ri i pëlqente apo jo si emër.

Megjithatë, 1700 euro në muaj duken pak, shumë pak, krahasuar me 2000 eurot e ndihmësit të tij Dalipi. Nëse mendoni se Dalipi merr shumë, atëherë shihni Mario Kapeçen, që merr 3000 euro. Po përgatitësit atletikë, Xhanoti më parë dhe Korrado Sakone këtë sezon? 3500 euro në muaj! Rast unikal…

You might also like
3 Comments
  1. alfred says

    Si ka mundesi qe dalin tani keto shifra? Disa e kane aktuzuar Staroven qe merr komisione. Mbase ka qene si puna e doganiereve qe nuk e terheqin rrogen nga bankomati….

    Ky artikull eshte pak i cuditshem…

  2. Sport Ekspres says

    Shifrat dalin tani sepse tani i mesuam, pa dijenine e klubit. Ata qe e kane akuzuar, pretendojne se i dine te gjitha. Ne nuk i dime te gjitha, dime shifrat qe jane ne artikull. Ku eshte cudia ne artikull?

  3. alfred says

    Patjeter

Leave A Reply

Your email address will not be published.