Partizani dhe Daja mund të ribashkohen

0

Rënia e Tiranës në Kategorinë e Parë dhe të qenit jashtë planeve të Ze Marias, po e çon edhe më larg Tiranës mesfushorin Asion Daja dhe Partizani afrohen edhe më tepër. Mësohet se futbollisti është shumë pranë të kuqve. Rënia e Tiranës në Kategorinë e Parë dhe të qenit jashtë planeve të Ze Marias po e çon edhe më larg Tiranës, lojtarin. Mësohet se ka nisur diskutimi për një kthim të Dajës tek Partizani. Madje janë bërë edhe bisedat e para. Në fakt, problemet e transferimit janë shumë të koklavitura, duke filluar që nga kontrata 2-vjeçare me bardheblutë. Duke parë sjelljen e tij shembullore dhe faktin që mund të rrezikojë pankinën, një zemërgjerësi e presidentit Refik Halili mund t’i japë leje-kalimin lojtarit, sigurisht pas një marrëveshjeje me Gaz Demin.

Presidenti i Partizanit prej kohësh kërkon kthimin e Asion Dajës tek Partizani. “Bosi” i të kuqve ka urdhëruar vartësit e tij të kthejnë Asion Dajën tek ekipi i tij, pas një vit “shtegtim” tek bardheblutë. Paraqitja e mirë e mesfushorit te Tirana, ka bërë që njëshi i të kuqve të kërkojë sërish lojtarin ta ketë në ekip. Madje, ai u ka kërkuar llogari, të gjithë drejtuese të kuq, si e kanë lënë të largohet nga ekipi i tyre. Demi ka kërkuar të bëhet e pamundura, që shtatshkurtri të kthehet “i kuq”. Problemi i vetëm në këtë mes, përtej dëshirës së lojtarit, është kontrata që ai ka me Tiranën për dy sezone, të cilën e firmosi në verë.

Asion Daja negocioi në verën e shkuar me klubin e kuq për prishjen e kontratës dhe njëkohësisht kaloi në një klub tjetër të Superiores, Tiranën. Daja refuzoi në fund të 2015-ës ofertën e Partizanit për të rinovuar kontratën, edhe pse ai kishte luajtur rregullisht me të kuqtë. Oferta e Tiranës, joshi jo pak 27-vjeçarin, i cili tashmë regjistron në CV edhe Tiranën si eksperiencë në karrierën e tij futbollistike, pas Partizanit dhe Dinamos.

Në fakt, Asion Daja është një lojtar që ka dalë nga akademia “blu”, ndërsa më parë është aktivizuar me Shkumbinin dhe Kastriotin. Sezoni me Tiranën e ka ngritur lojtarin në një nivel tjetër, atë të njërit prej lojtarëve më të kërkuar në treg. Daja mund të jetë një përforcim në mesfushë për të kuqtë në verë, teksa ishte lojtari kryesor tek bardheblutë këtë sezon.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.