Starova kërkon falje, por habit: Ende 50/50 për kualifikimin!

Sulejman Starova nuk e ka kuptuar ende që u mund 3-1 brenda në Tiranë nga Botevi dhe i duhet i njëjti rezultat në Plovdiv, për ta çuar të paktën ndeshjen në shtesa.

Trajneri i Partizanit pas ndeshjes së sotme ka kërkuar falje, por jo dorëheqje, sepse beson verbërisht te përmbysja: “Më vjen keq, u kërkoj ndjesë tifozëve për zhgënjimin që  përjetuan sot. Ne kishim mungesa, ekipi u dëmtua psikologjikisht pas barazimit të skuadrës bullgare dhe fizikisht ra me kalimin e kohës”.

Starova nuk shqetësohet për humbjen: “Shanset për kualifikim mendoj se janë ende 50/50”.

One thought on “Starova kërkon falje, por habit: Ende 50/50 për kualifikimin!

Leave a Reply to sali Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *