Nderin shqiptar e shpëton vetëm Shkëndija

Nuk kanë mbaruar ende ndeshjet e Skënderbeut e Tiranës, por bilanci i ditës mund të bëhet që tani.

Shkëndija është klubi i vetëm që ka bërë deri tani krenarë shqiptarët, sepse kuqezinjtë nga Tetova shpartalluan 3-0 moldavët e Daçias.

Daçia e humbi titullin vetëm pas një ndeshjeje shtesë kundër Sherifit në maj, ndaj pritej me kuriozitet, por humbja e thellë në Maqedoni i jep shpresë edhe Kukësit, sepse Sherifi ndoshta nuk është aq i frikshëm sa duket.

Skuadra tetovare dominoi ndaj Daçias dhe që në minutën e 6-të Ibraimi i dha epërsinë nga pika e bardhë, ndërsa 4 minuta më pas Radeski shfrytëzoi vazhdimin e një goditje dënimi për të dërguar topin në rrjetë për herë të dytë.

Ibraimi goditi edhe një shtyllë në pjesën e parë dhe dominimi vazhdoi, derisa Radeski goditi me kokë për golin e tretë të ndeshjes, i fundit i takimit. Është edhe kthimi në Moldavi, por vështirë se ka surpriza dhe Shkëndija po tregon se po ambientohet mirë me kupat e Europës, pas ecurisë së shkëlqyer vjet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online