Sulejman Starova nuk e ka kuptuar ende që u mund 3-1 brenda në Tiranë nga Botevi dhe i duhet i njëjti rezultat në Plovdiv, për ta çuar të paktën ndeshjen në shtesa.
Trajneri i Partizanit pas ndeshjes së sotme ka kërkuar falje, por jo dorëheqje, sepse beson verbërisht te përmbysja: “Më vjen keq, u kërkoj ndjesë tifozëve për zhgënjimin që përjetuan sot. Ne kishim mungesa, ekipi u dëmtua psikologjikisht pas barazimit të skuadrës bullgare dhe fizikisht ra me kalimin e kohës”.
Starova nuk shqetësohet për humbjen: “Shanset për kualifikim mendoj se janë ende 50/50”.
Po ky do percaktonte se De Biazi nuk i paska dhene shqiperise ,Njeri mediocer e trainer kot