Laçi po bëhet gati për ndeshjet e vlefshme për turin e parë të kualifikueseve të “Europa League”. Përballë kurbinasit do të kenë një kundërshtar si Hapoel Ber Sheva. Izraelitët vijnë si favorit kryesor në këtë takim, por për trajnerin e Laçit, Sulejman Starova, objektivi i klubit të tij është kalimi i grupit dhe jo thjesht një paraqitje dinjitoze.
Në një intervistë për “Supersport”, trajneri kryeqytetas flet për afrimet në skuadrën që ai drejton dhe kundërshtarin.
“Kemi një objektiv të parë. Të fitojmë ndeshjen në Laç. Kjo do të na lehtësonte kualifikimin. Objektivi mbetet kalimi i turit, pavarësisht se kemi të bëjmë me një kundërshtar të fortë. Ata kanë vite që luajnë Kupat e Europës, janë një ekip agresiv. Do përpiqemi të marrim masa për këtë gjë”.
“Kemi afruar një lojtarë të mirë si sulmuesi me pasaportë amerikane (Nuabueze), mbrojtësi serb (Ignjatoviç) si dhe dy lojtarë të rinj nga Greqia që do po luftojnë për një vend në formacion. Jemi stërvitur me temperatura të larta, nuk janë kushte optimale për djemtë, por na duhet të përshtatemi”.