Teuta e frikshme, triumfon bindshëm përballë ekipit maqedonas

Teuta ka luajtur sot një miqësore përballë skuadres maqedonase, Akademia Pandev dhe “Djemtë e Detit” kanë marrë një fitore bindëse 4-1. Një dopietë e Bushiç dhe golat nga Kallaku e Beqja vendosën fatet e takimit.

Ndeshja nisi shumë mirë për ekipin durrsak, që gjeti golin në minutën e 21-të. Sulmuesi kryesor i skuadrës, Bushiç shënoi golin e parë personal. Në pjesën e dytë, Bushiç do të shënonte sërish, duke gjetur rrjetën në minutën e 56-t.

Kallaku realizon në të 78-ën minutë, me anë të një penalltie, ndërsa Beqja shënon golin e fundit të sfidës në minutën e 81’. Teuta vazhdon kështu përgatitjet për ndeshjen e parë kualifikuese të Europa League, që do e luajë me datë 11 korrik përballë Ventspils.

Miqësore, 27 qershor, 2019

Teuta – Akademia Pandev 4-1
Shënues: Bushiç 21′ 56′, Kallaku 78′(p), Beqja 81′

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online