Stadiumi i ri i Kukësit, Gjici: Bashkia po na pengon!

0

Qeveria shqiptare dhe FSHF janë gati të investojnë në rindërtimin e një stadiumi në qytetin e Kukësit. Gjithsesi kjo po has në pengesa, pasi sikurse dihet stadiumi “Zeqir Ymeri” është në pronësi të Bashkisë. E gjitha përplasje vjen për arsye politike.

Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, është i angazhuar me Partinë Socialiste, kurse Bashkia drejtohet nga kryetar i djathtë. Së fundmi numri një i klubi verilindor ka dalë me një qëndrim në lidhje me stadiumin, por edhe për problematika të tjera në qytetin verilindor.

“Përherë kam qenë dhe vijoj të jem i mendimit, se veprat mbeten, jo fjalët! Ndaj, prej ditësh mbetem i shokuar nga fakti, sesi 3 nga investimet më prioritare për Kukësin, si rikonstruksioni i godinës së Spitalit rajonal, funksionalizimi i Aeroportit apo edhe ndërtimi i Stadiumit, po mundohet që të pengohen nga e pushteti lokal.

Në papërgjegjshmëri të plotë, në shkelje të ligjit dhe kundër interesit të banorëve të Kukësit, kjo bashki, që vetëm ka fjetur gjumë në 4 vite, po faktohet, se mendon e punon për interesa tërësisht të kundërta me interesin e Kukësit dhe kuksianëve. Askush dhe asnjë nuk mundet që të pengojë Kukësin, që të ketë zhvillim ekonomik e social.

Institucionet shtetërore do të kenë reagim konkret për këtë situatë, duke vënë përpara përgjegjësisë çdo kënd që vepron në mënyrë të paligjshme dhe kundër Kukësit”, shkruhet në deklaratën e bërë nga Safet Gjici, përmes faqes zyrtare në “Facebook”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.