Përplasja për stadiumin, Vllaznia: Veleçiku të kërkojë zgjidhje tjetër!

Ka një konflikt mes Vllaznisë dhe Veleçikut dhe “molla e sherrit” është fusha sportive “Reshit Rusi”, ku skuadra koplikase i ka luajtur ndeshjet si pritës. Me stadiumin “Loro Boriçi” të mbyllur së fundmi, kuqeblutë do të luajnë vetë aty. Nisur nga situata  krijuar, zëdhënësi i klubit shkodran, Gjergj Kola, sqaron zyrtarisht situatën e krijuar.

Për SportEkspres.com, Kola deklaroi se Vllaznia vetë do të luajë në “Reshit Rusi”. Shkodranëve nuk u intereson shumë se ku do të luajë Veleçiku, pasi është një problematikë që duhet ta zgjidhin vetë. “Ne e kemi fushën tonë dhe nuk duhet të diskutojmë se ku do të luajmë”, thotë fillimisht Kola.

Më pas ai shtoi: “Sa i përket skuadrës së Veleçikut, që nga ana jonë është lejuar të luajë në “Reshit Rusi”, këtë herë e dinë ata se ku do të luajnë. Kush nuk ka fushë e stadium të licencuar, le të kërkojë edhe në qytete të tjera. Vllaznia nuk duhet të zhvendoset për këtë fakt. Ndoshta duhet një zgjidhje nga FSHF-ja. Nuk na përket ne zgjidhja e kësaj situate”.

FSHF ka mbyllur një muaj para stadiumin “Loro Boriçi”, për ta patur në gjendje optimale fushën për ndeshjen e 22 marsit kundër Turqisë. Edhe në të shkuarën Vllaznia është detyruar të luajë në “Reshit Rusi”, për shkak të ndërhyrjeve të bëra në stadiumin “mitik” të qytetit të Shkodrës.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online