Nuk ka më telenovela me Modriç, kroati merr vendimin final

0

Luka Modriç e ka të qartë të ardhmen e tij. Nga Spanja vjen lajmi që kroati do të qëndrojë te Reali i Madridit, madje do ta mbyllë aty karrierën. “Marca” raporton se presidenti Florentino Perez i ka bërë një ofertë mesfushorit dhe është gjetur marrëveshja. Mbetet vetëm të vijë zyrtarizimi.

Fituesi i “Topit të Artë” do të nënshkruajë deri në vitin 2021 dhe me kontratën e re do të kthehet në futbollistin më të paguar te Reali. Modriç është bindur nga Perez, i cili i ka ofruar kontratë deri në moshën 36-vjeçare kroatit. Vlerësim për mesfushorin, që po kërkohej me ngulm nga Interi.

Situata e mësipërme të bën të kuptosh edhe lëvizjet e italianëve, që tashmë po tenton të blejnë nga Barcelona mesfushorin Ivan Rakitiç. Palët janë pranë marrëveshjes dhe deri më tani thuhet se zikaltrit kanë ofruar 40 milionë euro, pesë më pak se sa kërkojnë katalanasit. Sikurse kuptohet, ëndrrat me Modriçin kanë përfunduar në Itali.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.