Sportingu ngre Kupën, Porto mbyll sezonin pa trofe

Sportingu i Lisbonës është rikthyer të fitojë Kupën e Portugalisë pas tri sezonesh. Skuadra kryeqytetase mundi në finale Porton në një ndeshje ku për të vendosur fituesin u desh që skuadrat t’i drejtoheshin 11-metërshave.

Koha e rregullt u mbyll me rezultatin 1 – 1, ndërsa në shtesë Sportingu gjeti avantazhn me Bas Dost. Në sekondat e fundit Porto barazon me anë të brazilianit Filipe dhe më pas fillon lotaria e penalltive.

Autori i golit Bas Dost tregohet i pasaktë, por të njëjtin gjë bëjnë lojtarët e Portos me Pepen dhe Fernandon që gabojnë në goditjet e tyre.  Braziliani  i Sportingut, Felipe gjuan penalltinë e pestë dhe bën që të fillojë festa e skuadrës së tij.

 

FINALJA E KUPËS SW PORTUGALISW
SPORTING 2 – 2 PORTO
Shënues: Fernandes 45′, Bas Dost 101’/ Soares 41′, 120+1′
(4 – 3 11-metërshat)

 


 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online