Ka përfunudar marrëveshja e shkëmbimit mes Juventusit dhe Romës. Leonardo Spinaxola do të shkojë në Romë dhe Luka Pelegrini do të bëjë rrugëtimin e kundërt.
I pari që do të zyrtarizohet pritet të jetë mbrojtësi i Juves. Mediet italiane raportojnë se negociatat me lojtarin kanë përfunduar. Madje del edhe paga që do marrë 26-vjeçari në “Olimpico”.
Spinaxola do të ketë një rrogë ndjeshëm më të lartë. Nga 1.7 milionë euro që mbrojtësi merr nga Juventusi, Roma gati e dyfishon këtë shifër, duke e çuar në 3 milionë në vit. Italiani do të firmosë një kontratë që e mban atë të lidhur me klubin verdhekuq për pesë vitet e ardhshme.