Spikati tek Erzeni, dy klube elitare pas mbrojtësit

Redon Dragoshi mbylli sezonin e parë si profesionist tek Erzeni. Mbrojtësi i djathtë, produkt i moshave të Tiranës dhe pjesë e kombëtareve të moshave, u aktivizua në 22 ndeshje e shënoi 2 gola. Tashmë 19-vjeçari ka hyrë në fokusin e skuadrave të Kategorisë Superiore dhe aktualisht mendohet i larguar nga skuadra e Erzenit, edhe pse për SportEkspres.com deklaron se nuk ikën pa mirëkuptimin e drejtuesve të klubit.

“Momentalisht jam lojtar i Erzenit, por gjatë kësaj periudhe kam patur dy oferta nga skuadra në Kategorinë Superiore. Njëra prej tyre më ka tërhequr më shumë, jo për anën financiare, sepse këtu në Shijak ajo është normale, por për kategorinë e lartë. Për mua do jetë një hap i mirë për karrierën dhe këtë fundjavë do bisedoj me drejtuesit e klubit. Besoj se do ta gjej mirëkuptimin”, u shpreh mbrojtësi Dragoshi.

“Ditën e hënë besoj se do të jem sistemuar në skuadrën time të re”, përfundoi Dragoshi, i cili vetë nuk dëshiron të zbulojë skuadrat që e duan. Zëra të shumtë e lidhin atë me Flamurtarin dhe Luftëtarin, skuadra nga ku janë shumë titullarë të sezonit të kaluar. Për të riun me rëndësi është aktivizimi dhe ai pritet të mendohet mirë para se të vendosë për të ardhmen.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *