Ardhja e Kristof Piatek, ka lënë disi në hije sulmuesin tjetër të Milanit, pikërisht Patrik Kutronen. Për këtë të fundit, shpesh është diskutuar në media, se do të largohet në fund të sezonit, pasi hapësirat për të kanë qenë të pakta.
Gjithsesi, lidhur me këto lajme, ka reaguar së fundmi menaxheri i italianit. Xhovani Brankini, ka thënë për mediat, se të gjitha lajmet që e lidhur Kutronen me një largim nga Milani janë false dhe se klienti i tij shpreson që ta veshë përjetësisht fanellën kuqezi.
“Patrik është i fokusuar tërësisht te Milani. Ai shpreson që të japë kontributin maksimal, që kuqezinjtë të arrijnë të kualifikohen për Champions dhe të shkojnë sa më larg në Kupën e Italisë. I respekton zgjedhjet e trajnerit Gatuzo dhe kualitetin e shokëve të ekipit. Patrik është milanist dhe shpreson të luajë gjithmonë për këtë fanellë.”Kutrone e di shumë mirë që ky është një sezon, ku ka nevojë të rritet, kështu që askush nga ne nuk nuk ka bërë gati valixhet. Të gjitha lajmet për një largim janë false, sidomos ato në lidhje me Torinon. E përsëris, jo vetëm që nuk kemi folur me asnjë klub tjetër, por as nuk e kemi në plan diçka të tillë.”