Spanjollët janë në tjetër nivel, Shpresat humbin në Kordoba

Përfaqësuesja U21 e Shqipërisë nuk ka mundur të bëjë surprizën në transfertën përballë kryesuesve të Grupit 2, Spanjës. Kombëtarja jonë u gjend shumë shpejt nën disavantazhin e një goli, pasi talenti i Valencias, Karlos Soler, shënoi që në minutën e pestë të takimit.

Dominimi i vendasve vazhdoi gjatë të gjithë pjesës së parë, por portieri Selmani dhe Shtylla mbajtën rezultatin e pandryshuar. Në pjesën e dytë, talenti i Real Madrid, Borja Majoral, shënoi golin e dytë për Spanjollët, ndërsa goli i tretë u shënua në minutën e fundit të takimit me autor të zëvendësuarin Rafa Mir.

Spanja mban vendin e parë me pikë të plota pas 7 ndeshjes, ndërsa kombëtarja shqiptare renditet e parafundit, 5 pikë larg vendit të katërt, kur kanë mbetur vetëm dy ndeshje.

Spanjë 3-0 Shqipëri

Shënues: Soler 5’, Majoral 56’, Mir 90+2’

Shqipëria: Selmani; Maloku, Hakaj, Tafa, Kryeziu; Ramadani,  Seferi (Çekiçi 79’),  Bare,  Abazaj (Sahiti 60’), Doka, Durmishaj (Muçolli) . Tr: Alban Bushi

Spanja: Simon; Mafeo, Zhunior,Mere, Nunjez, Zubeldia, Soler (Mendez 80’), Merino, Fornals, Ojarzabal (Pedraza 66’), Majoral (Mir 76’).  Tr. L.De La Fuente

 

https://twitter.com/fdefutboleros_/status/1037781020311998465

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *