Interi u ndal në një barazim pa gola me Frankfurtin, por trajneri i skuadrës zikaltër, Luçiano Spaleti, u shpreh i kënaqur nga loja e skuadrës. Në intervistën pas takimit, numri një i bankinës së Interit foli për dëmtimin e Perisiç dhe situatën me Mauro Ikardin.
“Luajtëm një ndeshje u treguam karakter dhe autoritet. Duhet të mendojmë më shumë për lojën se sa për rezultatin, pasi është një përballje me dy takime dhe rezultati ka rëndësi vetëm në fund. Pjesën e parë e menaxhuam mirë, ndërsa më pas kundërshtari na hapi punë. Janë një skuadër shumë fizike dhe në duelet për top hasëm vështirësi”.
PERISIÇ – “Ai ndjeu pak lodhje dhe kishte një shqetësim muskulor. Gjithsesi asgjë për t’u shqetësuar ai është si një kalë dhe dëmtime të tilla i kalon shpejt”.
PENALLTIA – “Brozoviç kërkoi ta gjuante penalltinë. Ai është i aftë të gjuajë penallitë si shumë lojtarë të tjerë të skuadrës, por secili nga ne mund të bëjë gabime.
IKARDI – “Kjo është një pyetje për Marotën, ai po flet me të. Unë fokusohem te lojtarët që kam në dispozicion. Kemi dhe shumë mungesa të tjera, por ju (mediave) nuk interesoheni kurrë për ata”.