Spaleti: Qesharake fjalët për Konten, kam një mesazh për Perishiç!

Interi po përgatitet për ndeshjen e së dielës kundër Bolonjës në shtëpi. Djemtë e Spaletit nuk kanë alternativa përveç fitores dhe do të bëjnë të pamundurën për të siguruar tre pikët e para për këtë vit.

Situata në kampin zikaltër nuk është aspak e thjeshtë dhe një gjë e tillë reflektohet dhe nga Luçiano Spaleti në konferencën e tij për shtyp. Trajneri i Interit ndalet te zërat që flasin për një interesim të klubit për Antonio Konte dhe komenton situatën e dyshes Naingolan-Perishiç.

EKIPI – “Tifozët kanë filluar të nxitohen, por unë nuk mund të mbaj përgjegjësi për gabimet e shumë viteve pa fituar. Nevojitet një kohë e caktuar për konsolidimin e ekipit dhe përmirësimin e gjerave që kanë shkuar keq. Nuk është gjithçka për t’u hedhur në kosh dhe nuk shoh ndonjë diferencë të madhe midis asaj që po bëjmë dhe asaj çka duhet të bënim. E keni gabim kur thoni që gjithçka duhet të riparohet.”

NAINGOLAN-PERISHIÇ – “Raxha nuk ndodhet në nivelin e duhur fiziko-psikologjik. Ai nuk ka zhvilluar të gjitha stërvitjet e duhura për t’u rikthyer në formë. Ivan është stërvitur mirë, sidomos dje. Ai duhet të bëjë atë që bën një profesionist i nivelit të tij. Merkato është mbyllur dhe ai do të vazhdojë me ne. Nëse më tregon atë që pres nga ai dhe çfarë mund të japë, jam i gatshëm ta zbres në fushë. Jam i vetmi që e kam mbështetur dhe e kam aktivizuar gjithmonë. Tifozët duhet ta kuptojnë që kemi nevojë të mbetemi kompaktë dhe për momentin Perishiç është një lojtar i Interit.”

KONTE – “Konte mund të shkojë ku dëshiron. Është e drejtë që Marota po kërkon më të mirën për Interin dhe të ardhmen e klubit, por ne kemi nevojë për qetësi për të punuar. Ai e di se si bëhen gjërat dhe ajo që po raportohet  në media nuk prezanton stilin e tij të punës dhe profesionalizmin e tij. Interi nuk përfiton në këtë mënyrë. Kështu si raportoni ju sillen amatorët dhe jo një si Marota.”

TAKIMI ME MAROTËN – “Kam kaluar shumë situata të tilla. Nuk kam fituar shumë në futboll, madje kam humbur shumë ndeshje. Por gjërat që kam lexuar këtë periudhë janë qesharake. Nuk është i besueshëm lajmi që Konte është takuar me Marotën në selinë tonë, që gjendet në qendër të Milanos. Unë nuk kam kërkuar asgjë në fillim të vitit, ndërsa Interi më thirri për të rinovuar për tre vite. Nuk i mirë planet e klubit dhe zgjidhja për të ardhmen, por po të isha në vendin e Marotës nuk do të ndihesha mirë për përshkrimin që po i bëni kësaj çështje.”

VËRSALJKO – “Ne u përqendruam tek ai, por ka pasur disa probleme të vogla fizike. Ne jemi një skuadër që mund të përsërisë atë që bëri në sezonin e kaluar, duke qëndruar në katër të parat dhe ky ekip duhet të konsolidohet në ato nivele në fund të vitit.”

EKIPET E VOGLA – “Në disa momente kemi bërë më pak kundër ekipeve të vogla, Ikardi ka nevojë për lojë të strukturuar, jo për duele të vazhdueshme. Ne duhet të rritemi, sepse kjo është e vërtetë edhe për lojtarë të tjerë si Zhoao Mario, Borja Valero, Kandreva.”

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *