VIDEO | Ka një hero korean, llogariteni dhe Totenhemin për titull!

Pasi fituan kundër Uotfordit në mesjavë, duke kthyer rezultatin me anë të dy golave të shënuar nga Son Heung-Min dhe Lorente në dhjetë minutat e fundit të ndeshjes, Totenhemi siguroi një tjetër trepikësh të rëndësishëm.

Pa Herri Kejn dhe Dele Alin të dëmtuar, ekipi i Poçetinos u bazua përsëri te koreano-jugori për të mposhtur Njukasëllin. Son gjeti golin e fitores shtatë minuta përpara fundit të ndeshjes dhe të dhjetin personal në kampionat gjatë këtij sezoni.

26-vjeçari mori një top nga Lorente, dribloi me anë të një lëvizje të bukur dy mbrojtës dhe gjeti rrjetën i ndihmuar dhe nga një pasiguri e portierit të Njukasëllit.

Kjo fitore e ngjit Totenhemin në vendin e dytë me 57 pikë dhe për momentin Liverpuli kryesues (luan të hënën përballë Uest Hemit në transfertë) është vetëm 4 pikë larg. “Qymyrxhinjtë” mbeten në vendin e 14-të me 24 pikë dhe rikthehen te humbja pas dy fitoreve rresht në kampionat.

Totenhemi – Njukasëll 1-0
(Son Heung-Min 83′)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online