Spaleti “qan” penalltinë e mohuar dhe jep një lajm të keq për Champions-in

Luçiano Spaleti kaloi disa momente shumë të sikletshme në daljen për shtyp, pas humbjes befasuese në shtëpi 0-1 ndaj Parmës. Tekniku toskan pranoi se skuadra e tij nuk po bën sa duhet për të fituar, por ai u ndal dhe tek episodi i penalltisë pas prekjes së topit me dorë nga Dimarko në vijën fatale.

LOJA E SKUADRËS – “Katër pikë pas katër ndeshjesh janë shumë pak, por kjo është situata dhe duhet të reagojmë. Nuk treguam forcën dhe grintën e nevojshme në momente të caktuara të lojës duke mos mbuluar të gjitha hapësirat që po linim gjatë fazës sulmuese. Nuk krijuam raste të pastra për shënim, por kishim disa mundësi, ku me pak dinakëri mund të kishim shënuar”

PENALLTIA E MOHUAR DHE VAR-i “Ishte një penallti e qartë, nuk e di pse nuk u dha”, tha Spaleti duke mos dashur të krijojë shumë polemika e duke theksuar se Interi ka një ekip shumë të fortë dhe humbja erdhi si pasojë e rënies së lojës me kalimin e minutave,”

DËMTIMET E VËRSAJLKO DHE D’AMBROZIO – “Vërsaljko nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e së martës ndaj Totenhemit, ai akoma se ka marrë veten nga dëmtimi në gju. D’ambrozio vështirë se do të rikuperohet në kohë, por duhet të presim analizat mjekësorë”, përfundoi Spaleti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *