Spaleti ndal euforinë: Duhet të jemi të përqendruar!

Inter për momentin duket se ka gjetur rrugën e duhur dhe vjen nga tre fitore radhazi mes Champions dhe Serisë A. Mbrëmjen e nesërme zikaltrit presin skuadrën e Kaliarit, në një sfidë ku Inter do përpiqet të ruajë ecurinë pozitive. Trajneri i ekipit zikaltër, Luçiano Spaleti ka dalë përpara mediave ditën e sotme, ku ka kërkuar nga skuadra që të ruajë përqendrimin dhe të vijojë në rrugën e fitoreve.

EKIPI – “Është e vërtetë se jemi rritur në fazën sulmuese me afrimet e reja, por ne kemi nevojë të jemi një ekip i balancuar. Momentalisht jemi duke punuar mirë edhe pse e di që ekipi mund të japë akoma më shumë. Po të shohim ndeshjet ndaj Torinos dhe Fiorentinës, nuk pajtohem me faktin që në disa momente tregohemi pa personalitet, një nga gjërat që po mundohemi dita ditës ta përmirësojmë. Megjithatë siç thashë jemi duke punuar mirë”.

EPISODI I PENALLTISË NDAJ FIORENTINËS – “Topi ndryshoi drejtim nga prekja me dorë. Çdokush e pa si episod dhe mund të gjykojë, por besoj se pamjet janë të qarta. Ata duan të flasin për atë që mendojnë se shohin, jo për atë që është në të vërtetë. Kjo është e gjitha. Firence është qyteti im, dhe gjithmonë me miqtë që kam atje ruaj raporte mjaft të mira”.

LAUTARO DHE RIKTHIMI NGA DËMTIMI – “Lautaro është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne në fazën ofensive. Ne duhet të përpiqemi ta mbajmë sa më afër, si Lautaron, po ashtu dhe çdo lojtar tjetër të afruar në merkato, pasi ata duhet të ndihen mirë. Ai është gati dhe nesër mund të luajë.”

ECURIA – “Ne jemi një ekip në rritje dhe përmirësohemi me kalimin e kohës. Po përpiqemi të bëjmë hapa të rëndësishëm përpara dhe kjo arrihet me fitore dhe entuziazëm. Secili nga kundërshtarët e radhës paraqet vështirësi, kështu që duhet të jemi të përqendruar.”

NJË PËRGJIGJE PËR TOTIN – “Unë e kuptoj kureshtjen për të ditur nëse ajo që shkruhet apo dhe ka thënë Toti është e vërtetë. Ky nuk është vendi i duhur për të folur për këtë çështje”, ka deklaruar trajneri i Interit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online