Goli dhe tifozët, Plaku nuk shqetësohet

Kamza po përgatitet për ndeshjen me Laçin, që zhvillohet ditën e shtunë, ora 15:45. Takimi do të zhvillohet në stadiumin e Kamzës, por pa praninë e tifozëve. Kapiteni Sebino Plaku ka folur në konferencën për shtyp, përpara sfidës me bardhezinjtë e Mërgjyshit. Mungesa e golit nuk e shqetëson kapitenin, sepse rëndësi ka rezultati i ekipit dhe jo aspekti personal.

Rivali është i vështirë, sepse nuk ka pësuar asnjë humbje, por Laçi për Plaku është thjesht kundërshtari i radhës. Stadiumi do të jetë bosh, por Kamza e tregoi dhe me Kastriotin, që ja del pa praninë e tyre.

MUNGESA E GOLIT – “Çështja e golit do të diskutohet sërish në të ardhmen, ndoshta do të flasim ndryshe, ndoshta do të jetë e njëjta situatë. Për një sulmues goli është shumë i rëndësishëm, por nuk më shqetëson fakti që nuk shënoj prej disa ndeshjesh, për sa kohë jam në shërbim të ekipit dhe jam i dobishëm. Që kur pranuam të vijonim bashkëpunimin, ishte një lëvizje që tregonte se ekipi vinte para aspektit personal. Të dy palët kemi interes për një ecuri sa më të mirë të ekipit, nëse fitojmë jam shumë i lumtur”.

KUNDËRSHTARI – “Nuk mbivlerësojmë apo nënvlerësojmë askënd. Respekt maksimal për çdo rival, por në radhë të parë respekt për veten”.

OBJEKTIVI I KAMZËS – “Nuk bëj dot parashikime. Di të them që është rrugë e gjatë dhe jemi përgatitur për gjithçka. Uroj që të kemi stabilitet dhe të jemi të qetë , që të japim më të mirën. Nëse kemi qetësi, rezultatet vijnë”.

MUNGESA E TIFOZËVE – “Do ishte mirë të luanim me tifozë, aq më shumë në shtëpi, por rregullat janë rregulla. Nuk përbën problem për ne, sepse edhe ndaj Kastriotit treguam se dimë të luajmë si ekip i bashkuar dhe të fitojmë. Për këtë arsye, jam i qetë edhe për nesër”.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online