Spaleti: Lautaro është i kompletuar, Juve zor se befasohet

Më në fund Interi nis të vrapojë, sepse fitorja ndaj Kaliarit ishte e treta rresht në kampionat dhe renditja po kthehet shpresëdhënëse, pa parë Juventusin, që duket shumë larg tashmë.

Trajneri Luçiano Spaleti tashmë rigjen buzëqeshjen: “Jam shumë i kënaqur, sepse pata mundësinë të bëj ndryshime dhe të hedh forca të freskëta. Nuk vuajtëm asnjëherë, vetëm një ose dy goditje erdhën në portën tonë. Fitore e rëndësishme për renditjen”.

Gjithsesi, Spaleti pati një moment frike, kur Kaliari barazoi afër fundit të takimit, por me VAR goli u anulua për prekje me dorë: “Dhuruam raste banale për shënim, për mendimin tim është e kotë ta them gjithnjë këtë vërejtje, kur e shoh që përsëriten gabimet. Nuk ishim aq të rrjedhshëm sa doja”.

Megjithatë, Lautaro Martinez ka qenë bukuria e mbrëmjes: “Është shumë i fortë, ka gjithçka: cilësi, teknikë, forcë, me siguri ka mësuar nga Ikardi, duke u stërvitur me të. Ka edhe pak egoizëm, sepse kishte momente kur duhej të pasonte dhe nuk e bëri, por nuk na bën dëm pak egoizëm”.

Interi tashmë duket në garë për vendin e dytë: “Nuk e dimë ende, është herët, por Juventusi me fitoren ndaj Napolit është goxha i qetë dhe Alegri ka një stol fantastik, bën rotacion çdo javë, ndaj zor se i gjejmë të lodhur, edhe pse është ende starti i sezonit dhe Champions league nuk ka hyrë ende në fazën e saj kulminante”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online